8 dhjetor 2014 – Barbara D'Urso, njëra nga figurat më të njohura të televizionit Italian dhe Mediaset ka marrë “pushime të detyruara”. Mediaset ka vendosur të mbyllë të dyja programet që moderon ajo: “E diela Live” dhe “Pasdite pesë”", të cilat mund të rifillojnë në janarin e ardhshëm të vitit 2015.
Ky vendimi është marrë pas një denoncimi të kryer nga urdhri i gazetarëve ndaj D’Urso-s, e cila akuzohet se ka ushtruar këtë profesion (të gazetares) në mënyrë të paligjshme, duke tragjedizuar fatkeqësitë në mënyrë spektakolare, përgjatë transmetimeve të drejtpërdrejta.
/g.b. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





