Brazil, 14 qershor 2014 – E quajnë një turp të vërtetë. Mediat në Angli po tregohen të pamëshirshme në trajtimin që po i bëjnë disa fotove, ku shfaqen disa punëtorë të Arena Amazonia. Sonte në Manaus, në këtë terren jo perfekt ku do të përballen Anglia dhe Italia, organizatorët janë përpjekur ta kurojnë sadopak fushën, duke i hedhur një shtresë bojë për ta maskuar. Kaq u është dashur britanikëve për të marrë zjarr e për të hedhur baltë mbi organizatorët brazilianë të Botërorit.

FIFA ndërkohë ka refuzuar të japë sqarime për lyerjen e fushës, teksa theksoi se stadiumi në Manaus është gati për të pritur këtë supersfidë europiane. Nga stafi i kombëtares së Tre Luanëve janë kryer hetime të pavarura dhe kanë marrë garanci se fusha ndoshta nuk duket shumë e bukur, por është në kushte optimale për të luajtur. Lojtarët gjithashtu nuk i kushtojnë shumë rëndësi terrenit dhe si për t’i qetësuar të gjithë është Ëayne Rooney që ka folur. Sulmuesi i United tha se në të njëjtën fushë do të luajnë edhe italianët, prandaj nuk duhet të ketë shumë zhurmë për këtë çështje. Nga ana tjetër, Joe Hart ka më shumë arsye se çdokush për t’u shqetësuar. Portieri i anglezëve tha se këto kushte ishin të pritshme për shkak të vendndodhjes së stadiumit në Amazonë.

Formacionet e mundshme:

Anglia: Hart; Johnson, Cahill, Jagielka, Baines; Gerrard, Henderson; Lallana, Rooney, Ëelbeck; Sturridge.

Italia: Buffon; Darmian, Barzagli, Paletta, Chiellini; De Rossi; Candreva, Verratti, Pirlo, Marchisio; Balotelli.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/