26 nëntor 2014 – Mediat botërore vazhdojnë të kritikojnë Bleona Qeretin për veshjen skandaloze gjatë American Music Awards. Së fundmi, tabloidi britanik Digital Spy e ka listuar Bleonën me veshjen e saj në listën me dhjetë të famshmit që janë veshur më së keqi nëpër ceremoni prestigjioze.
"Duhet ta pranojmë se nëse dikush do ta kishte përmendur emrin e Bleona Qeretit para mëngjesit të së hënës, ne nuk do të kishim ide se për kë po flitej. Por çdo gjë ndryshoi në ceremoninë e AMA-së të dielën mbrëma, kur këngëtarja shqiptare parakaloi në tepihun e kuq me një fustan të tejdukshëm", shkruan Digital Spy.





