27 nëntor 2015 – Sipas mediave daneze, të cilat pretendojnë se pasi kanë kontaktuar UEFA-n kanë marrë përgjigje se Shqipëria do të hetohet për ecurin e saj në eliminatoret e Europianit, Shqipëria ka trukuar. Mediat daneze kanë cituar si një burim të fortë që e konfirmon dicka të tillë deklaratën bombastike të presidentin të federatës armene, i cili akuzoi lojtarët e tij për tolerim ndaj Shqipërisë.

“Ne kemi dëgjuar edhe më parë për këto informacione, por nuk kemi marrë asnjë dokument se ndeshja mund të jetë e parregullt. Nuk mund të flasim më shumë në lidhje më këtë çështje", u shpreh një ndër zyrtarët e Federatës daneze të futbollit për Ekstrabet.

/portali DurresLajm/