Është dashur ajo fitore monumentale që emri i Shqipërisë të bëjë xhiron e botës në mediat më prestigjioze të saj. Urimet e para kanë ardhur nga organizuesit e kompeticionit, në profilin e saj në Facebook UEFA ka shkruajtur, Bravo Federata Shqiptare e Futbollit, menjëherë më pas në profilin e saj në Twiter, qeveria Evropiane e futbollit ka bërë një tjetër postim, ” Kënaqësi e madhe për Shqipërinë fitorja e parë historike në një turne madhor”.
Padyshim të vëmendshme ndaj këtij suksesi të përditshmet më prestigjioze italiane, Gazzeta Dello SDport me titullin, “Shqipëria fitore historike, De Biazi shpreson në 1/6”, shkruan se si kuqezinjtë falë golit të Sadikut fituan një vend në histori pavarësisht se si do të shkojë çështja e kualifikimit.
Corriere Dello Sport ka diçka më të thjeshtë, Rumani-Shqipëri 0-1, Sadiku gol De Biazi shpreson. Në Angli titujt janë gjithmonë domethënës, rrjeti prestigjioz BBC flet edhe për festën që ka shpërthyer me titullin, “Shqipëria çmendet për fitoren e parë në një turne madhor”.
Për The Sun jemi ne history makers, (ata që bëjnë historinë), teksa shkruan se goli i Sadikut siguroi fitoren e parë të vendit tonë në evropian.
Daily Mail shkruan se goditja me kokë e Sadikut, i jep shpresë Shqipërisë për 1/8 dhe dërgon në shtëpi Rumaninë. në Spanjë as shkruan se Shqipëria gjen fitoren e saj të parë dhe tani shpreson te një të tetat, ndërsa Marka ka një titull më të fortë, “Bota njeh Shqipërinë”.
Në Francë Lequipe ka zgjedhur okelion, “Shqipëria shpreson, Rumania eliminohet”, zvicerania Blick shkruan se me golin e Sadikut dhe fitoren Shqipëria mban shpresat për të shkuar në fazën e Knock-Outit. ndërsa rumunët janë padyshim të hidhërurar, e përditshmja Sporturilor, flet per nje katastrofe per futbollin rumun, dnërsa simotra e saj Pro Sport, e ka me trajnerin Iordanscko dhe reagimin e tij halucinabnt pas leksionit të dhënë nga Shqipëria.





