Gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” në një artikull dedikuar krizës politike në Maqedoni shkrun se, presidenti Ivanov po ndjek rrugën e diktatorit të dhunshëm, Sllobodan Milosheviq, raporton agjencia e lajmeve INA.

“Rama thotë se platforma nuk përmbanë kushte, por vizion.  Nuk është ndonjë risi se sundimi i së drejtës dhe ndarja e pushtetit nuk funksionojnë mirë në Ballkanin Perëndimor. Por kjo që po ndodhë tani në Maqedoni, nuk ka ndodhur që nga rënia e diktatorit të dhunshëm serb, Sllobodan Milosheviq në vitin 2000: Një shef i shtetit në mënyrë të hapur kundërshton ta pranoj rezultatin zgjedhor", shkruan FAZ  në edicionin e sotëm në tekstin me titull “Në konfuzionin shkupjan”. (INA)