29 qershor 2015 – Disa nga mediat greke kanë ironizuar krizën në Greqi, duke e krahasuar vendimin e qeverisë së Alexis Tsipras me atë të diktatorit shqiptar Enver Hoxha. Me ironi, ato shkruajnë që Greqia do të bëhet si Shqipëria e Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë.
Dhe për këtë kanë përshtatur me sarkazëm një shprehje të diktatorit shqiptar.
“Edhe bar do hamë dhe parimet nuk i shkelim. Edhe bar do hamë dhe nuk dorëzohemi,” ka qenë shprehja e Hoxhës, e përshtatur sipas grekëve për shtetin helen.
Prej ditësh, një ankth i madh ka pushtuar qytetarët në Greqi, të cilët janë dyndur për të tërhequr kursimet e tyre nga frika e falimentimit.
Por tashmë, bankomatet nuk japin më shumë se 60 euro në ditë. Ata do të duhet të presin deri më 5 korrik, kur do të zhvillohet referendumi për të caktuar fatin e Greqisë.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/