Detaje të reja në lidhje me ekzekutorin e Devi Kasmit në Tiranë, Eftimiu Eftimius janë zbuluar nga mediat greke.

Sipas shtypit fqinj, vrasja e 41-vjeçarit Kasmi në kryeqytet u urdhërua nga burgjet greke. Ka qenë një i burgosur shqiptar në burgjet greke që  urdhëroi vrasjen e Devis Kasmit, thuhet në reportazh.

Ekzekutori Efthymoius ka punuar për policinë greke në vitin 2004, dhe deri në vitin 2011 kur u shkarkua përfundimisht kaloi 3 herë para këshillit disiplinor të policisë greke për shkarkim detyre dhe 4 vite më vonë ai është arrestuar për trafik droge, plastografi (dokumenta false) dhe shkelje të ligjit për të huajt.