Autoritetet greke kanë zbuluar të tjera detaje rreth misterit të kufomës së një shqiptari që u gjet aksidentalisht nga këmbësorët mesditën e djeshme, në një zonë të paarritshme të Agioi Anargyroi në Parikia.
Sipas informacionit të fundit, viktima ishte një 28-vjeçar shqiptar që jetonte në një manastir të Paros, ndërsa ditët e fundit ishte larguar nga manastiri dhe gjurmët e tij ishin zhdukur.
Sipas indikacioneve të para, plagët e shkaktuara kryesisht në kokë, supozohet se nuk vijnë nga veprimtari kriminale. Kontrolli mjeko-ligjor që do të kryhet në Pire do të hedhë dritë mbi shkaqet e vdekjes së 28-vjeçarit.





