Kryeministri shqiptar Edi Rama me sa duket këtë vit ka preferuar të kalojë kufirin shqiptar për pushimet verore. Mediat greke kanë shkruar se kryeministri ka mbërritur më 15 korrik në Parga për të bërë një pushim të shkurtër.

Megjithëse sipas, mediave greke, pronarët e hoteleve nuk e kanë konfirmuar dhe as mohuar informacionin, Rama është njohur nga punëtorët shqiptarë në hotel.

Mësohet se kryeministri shoqërohej nga bashkëshortja e tij Linda Rama dhe njerëzit e sigurisë personale.

“Rama do të kalojë një pushim të shkurtër në Pargën e bukur, siç bëjnë edhe disa zyrtarë e politikanë të Shqipërisë”, shkruajnë mediat greke.