Mediat italiane kanë komentuar gjatë orëve të fundit lajmin e vetëdorëzimit para autoriteteve shqiptare, të të shumë kërkuarit Klement Balilit.

"Në rrugët e marijuanës, Eskobari i Ballkanit i dorëzohet investiguesve", shkruan e përditshmja Corriere della Sera. "U dorëzua me dy kushte", shkruan gazeta italiane, "jo dhunë e arrestimi tij të mos shfaqej si meritë e policisë."

Sipas "Corriere dela Sera", pjesa më interesante e kësaj ngjarje do nisë tani. Balili ëshë një menaxher i rëndësishëm i shtetit, një udhëtar bote, një kujdestar sekretesh e mjaft prej tyre të çojnë në Milano.

Një ekspert i antidrogës, funksionar i Policisë financiare italiane , emri i të cilit mbetet anonim, për "Corriere della Sera" shprehet se "kush i dorëzohet policisë e bën për dy ose tre motive; nga frika se mos e vrasin e është i detyruar të kërkojë ndihmën e policisë; sepse i janë shkatërruar të gjitha mbrojtjet që ka pasur deri në atë moment, mbrojtje institucionale, nga kriminelët etj e mes qelisë dhe arkivolit, zgjedh qelinë. Por mund të jetë dhe një skenar i tretë; me këtë gjest kërkon t'i dërgojë një mesazh bashkëpuëntorëve të biznesit të tij; kujdes se momenti është mjaft delikat, qëndroni të fshehur sa të mundeni e ngadalësoni trafikun e drogës pasi i kemi të gjithë pas…"

"Balili", shkruan media italiane, "mundi të ngjitet lart falë mbrojtjes nga "pezzi grossi" (njerëz të rëndësishëm të qeverisë shqiptare por dhe i sigurt për mbrojtjen nga grupet kriminale në Milano.

Lidhjet e Klement Balilit me grupet kriminale shqiptare në Milano e me mafian kalabreze Ndrangheta i sjell sot dhe e përditshmja Milano Today me artikullin me titull "Arrestohet narkosi shqiptar që administronte trafikun e marijuanës dhe drejt Milanos."

"Droga e sekuestruar më 2016 në ujërat greke për të cilën akuzohet Balili, do të mbërrinte në Salento e më pas në Milano", shkruan Milano Today.

Sipas saj, " Klement Balili është një kriminel klasik shqiptar që nis aktivitetin e tij në Milano e në të gjithë Italinë, duke sjell vajza shpesh minorene për trafik prostitucioni. Paratë e fituara i investon në trafikun e drogës."