2 tetor 2015 – Mediat italiane me në krye gazetën “La Gazzeta dello Sport” kanë kritikuar FIFA-n dhe presidentin e saj, Sep Blatter pas daljes të listës për Topin e Artë. Në listë nuk është emri i Gianluigi Buffon, gjë të cilën italianët e quajnë si skandal.

“Ky është turpi i radhës nga organizata e Blatteri. Në listë mungon Buffon, ndërsa janë emrat e Bravos dhe Ospinas, dy portierë rezerva në skuadrat e tyre. Kjo tregon se Blatter udhëheq një organizatë në mënyrë të padenjë dhe turpëruese”, thuhet në mediat italiane. Sipas analizave në Itali, Buffon ishte portieri më i mirë në botë sezonin e kaluar.

/portali DurresLajm/