Mediat italiane kanë publikuar hetimin e Guardia Di Finanza Italiane e cila ka zbuluar se nga Tirana me mijëra diploma false janë shitur për shtetas italian.
Sipas artikujve të shtypit italian, pjesë e skemës është edhe një zyrtar i qeverisë shqiptare i cili ka favorizuar italianët të ndërtonin skemën e tyre të mashtrimit nëpërmjet, Kolegjit Universitar WISDOM.
Ky institucion që në vendin tonë vepronte si institucion i arsimit të lartë, është provuar se shpërndante diploma dhe çertifikata false për qytetarë italianë që synonin të futeshin në administratë. Këta shtetas, paguanin nga 8.000 euro për letra false.
Të arrestuarit janë: Maria Saveria Modaffari, 38 vjeçe, Fortunata Giada Modaffari, 33 vjeçe, Maria Attisano, 57 vjeçe, Lucia Catalano, 44 vjeçe, Savino Cianci, 60 vjeç, Leonardo Catalano, 42 vjeç, Marco Lombardi, 52 vjeç, Antonio Caporale, 33 vjeç dhe Maria ‘Mdaraa, 36 vjeçe.
Në një reagim për mediat, avokatja e përbashkët e tyre ka deklaruar se: Tashmë kemi shpjeguar qëndrimin tonë për shumicën e akuzave para organeve të tjera gjyqësore. Këto ditë që na ndajnë nga marrja në pyetje do të mbledhim të gjithë dokumentacionin që kemi për të sqaruar aspektet e mbetura të historisë. Kemi besim të madh te organi gjyqësor procedues.
Referuar dokumentave të qendrës kombëtare të regjistrimit të biznesit, Savino Cianci rezulton pronar i Kolegjit WISDOM dhe Leonardo Catalano është administrator.
Edhe pse emri zyrtarit shqiptarë të korruptuar nuk është bërë publik, weblajm ka mundur të mësojë nga burime pranë GDF se ai është pjesë e sistemit universitar në drejtorinë e diplomave në vendin tonë dhe quhet Shqiponja Telhaj. Po ashtu pjesë e emrave në dosjen italiane është edhe një ish-ministër i Arsimit.