Kosovë, 21 qershor 2014 – Agjencia e lajmeve “Indeksonline” shkruan se në Kosovë është përhapur një video, në të cilën shfaqet këngëtarja Era Istrefi, nën efektin e lëndëve narkotike.

Sipas kësaj agjencie, në videon e shpërndarë, vetë këngëtarja pranon se ka konsumuar drogë, me justifikimin se “s’ka asgjë të keqe nëse provon të jesh e lumtur”. Madje shkruhet se Era Istrefi qeshte e bënte biseda pa sens. Kjo video nuk është hedhur në “Youtube”, po është shpërndarë në rrjetin e telefonisë celulare “ËhatsApp”.

Era Istrefi, motra e këngëtares Nora Istrefi, është bërë tashmë e njohur për këngët e saj dhe për stilin e veçantë që shfaq në videoklipe e në skenë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/