23 tetor 2013- Mediat kosovare kritikojne Thacin se ai i përshendeti të gjithe në fjalimin e sotëm por harroi të përshëndeste familjen e Adem Jasharit.

Kryeministri kosovar një kohë të gjatë në fillim të fjalimit të tij e ka kaluar duke i përshëndetur të gjithë, me përjashtim të familjes Jashari.I gjithë fjalimi i kryeministrit të krijonte përshtypjen se të gjitha meritat për të arriturat i takojnë vetëm atij, ndërsa krejt në fund të fjalimit e përmend shkurt vetëm Adem Jasharin.Thaçi, ndërkaq ka folur gjatë për kryeministrin turk, Rexhep Erdogan.“Një natë para se ta shpallnim pavarësinë më ka telefonuar dhe më ka thënë se njohjen e Kosovës e kemi gati..Falemnderit kryeministri turk për kontributin tuaj në njohjen dhe angazhimin për aritjen e njohjeve të reja”, ka thënë ndër të tjera Thaçi.Thaci përderisa e falenderonte Erdoganin, tha Kosova është njohur nga 104 vende, ndonëse njoftimet zyrtare janë që vendin tonë e kanë njohur 105 shtete – shkruan Zeri.