Prej ditës së djeshme, në media të ndryshme po qarkullojnë pamjet që tregojnë djalin e presidentit të Serbisë të përfshirë në një sherr mes fansave. 

Thuhet se djali i Vuçiçit mund të ketë qenë i përfshirë në përplasjen e dhunshme në Gelsenkirshen, mes tifozëve anglezë dhe atyre serbë. 

Lajmi është bërë i ditur nga një media kroate që ka publikuar edhe një video. Në këto pamje pretendohet se Danilo i biri i Alaksandar Vuçiç tenton që të përfshihet në konflikt, por disa persona e mbajnë nga krahët. 

Sipas medias kroate, ata ishin anëtarët e “Kobra”, forcave speciale të ngarkuara me mbrojtjen e tij.