AFGANISTAN- Princi Harry, i cili ndodhet me mision në Afganistan me ushtarët britanikë të lokalizuar në provincën Helmand, ka vrarë gjatë një aksioni një udhëheqës të talebanëve.
Lajmi është bërë i ditur nga tabloidi anglez "The Sun", i cili citon një shok ushtrie të Harryt.
Aksoni në të cilin thuhet se Harry ka vrarë shefin e talibanëve është zhvilluar në muajin tetor, ndërsa tabloidi britanik citon burimin anonim, i cili shprehet: “Ishim duke patrrulluar, kur helikopteri Apache (pilot i të cilit ishte Harry) u sinjalizua për një aksion.
Ne e dëgjuam nga radioja sinjalin dhe zërin e Big H (pseudonimi i Harryt) që pranoi të merrte përsipër sulmin”, thotë burimi anonim.
“Objektivi i identifikuar ishte një lider taliban. Apache në atë moment hodhi disa raketa dhe në jemi të sigurtë që ishte ai i Big H”, rrëfen burimi.