Spektaklit që ka dhuruar tifozeria kuq e zi në stadiume e nëpër rrugët e Francës, i kanë bërë jehonë edhe mediat rumune.
“Shqiptarët krijojnë atmosferë të mrekullueshme në rrugët e Lionit. Betejën e tifozëve padyshim që e kanë fituar. Presim ç’do të ndodhë në fushë,” shkruhet në median sportive rumune GSP.
Rumani-Shqipëri përcakton sot se cilat nga ekipet mund të ketë shanse për t’u kualifikuar në Euro 2016.
Në këtë sfidë Rumania vjen me një pikë pas barazimit me Zvicrën, ndërsa Shqipëria është e fundit në grupin A, pas dy humbjeve. Ndeshja luhet në Lion në orën 21:00.





