DURRËS, 16 tetor 2014 –  Reagimi në Facebook i mbesës së ish-kryeministrit Berisha ku ajo shprehet në mbështetje të serbëve dhe akuzon futbollistët e kombëtares sonë se kanë shkelur rregullat dhe kanë përdorur dhunë ndaj serbëve, ka gëzuar tej mase opinionin serb.

Edhe pse disa minuta pas publikimit të postimit komenti i saj është fshirë, lajmi ishte shpërndarë në të gjitha mediat shqiptare, ndërsa më vonë hapësirë i kanë dhënë edhe mediat serbe, të cilat e kanë shpallur "heroinë",

 

 pasi ajo kishte thënë të vërtetat që nuk thoshte asnjë shqiptar tjetër. Deklaratën e Desara Berishës e kanë publikuar si lajm kryesor mediat më të mëdha serbe si Gazeta Blic, Telegraf, Kurir, etj. duke i dhënë hapësirën më të rëndësishme. Ja se çfarë shkruante ajo në facebook-n e saj :

“Kur nuk u lejuan flamurët, duhet të msoni të rrespektoni rregulla dhe jo ti fusni me lodra kalamajsh prap ne stadium, sepse kjo nuk eshte gje tjeter vecse mungese civilizimi. Shkuat per te luajtur atehere luani jo te ziheni me grushta e shlqelma. Plaset per te thene se serbet nuk jane te civilizuar, por harroni qe jeni ju qe u hodhet me grushta”, shkruan në Facebook Dasara, e cila siç duket është mërzitur shumë që lojtarët shqiptarë u vetmbrojtën në një atmosferë armiqësore në Beograd. Më tej ajo shton se :“kur ju të mesoheni se bot aka rregulla TE CILAT RESPEKTOHEN nga njerezit normal, atehere po mund te pretendoni se u eshte bere padrejtesi, por deri atehere nuk ka vend per krenari se thyet rregullat dhe se u zute me grushta”.