7 tetor 2015 – Gazeta serbe “Kurir” ka botuar një lajm të titulluar “Soraja shqiptare që kërcënon serbët” kushtuar bukuroshes shqiptare Zajmina Vasjari. Gazeta i është referuar modeles serbe Soraja Vuçeliç që është e njohur për format e saj bombastike dhe për lidhjen e saj të përfolur me Nejmar.
“Durrsakja tërheqëse nuk ndjek vetëm Skënderbeun, por edhe kombëtaren. Ajo njoftoi në rrjetet sociale se ka siguruar biletën në tribunën VIP në “Elbasan Arena” për ndeshjen me kombëtaren tonë”, shkruan “Kurir”.
“Miss Albania në vitin 2002, duket shumë e ngjashme me yllin serb Soraja Vuçeliç, një tifoze e madhe e futbollit. “Unë mezi po pres për të filluar lojën dhe të fitojmë me serbët”, citon “Kurir” Zajmina Vasjarin, të ketë shkruar bashkë me fotot në Instagram.
/portali DurresLajm/