Çavi Hernandez mund të shkarkohet nga Barcelona pas mbylljes së sezonit. Mediat e huaja kanë nisur spekulimet duke e lidhur të ardhmen e tij me Milanin, në Serinë A.Ndërkohë, te Barcelona po mendojnë t’i dhurojnë pankinën Rafa Markez, ish-kapitenit legjendar i Meksikës.

44-vjeçari, pjesë e katalanasve në vitet 2003-2010, aktualisht drejton ekipin e dytë të Barçës prej verës së vitit 2022.“Sigurisht që nuk do të përgjigjesha jo, nuk refuzohet një mundësi e tillë… Nëse kjo ndodh, do të përpiqem të jem i gatshëm dhe të bëj më të mirën time”, shprehej kohë më parë 45-vjeçari.Skenar për të cilin shtypi sportiv katalanas është i sigurt.