Mediat Spajolle kanë zbuluar biznisin e vetëm të Cristiano Ronaldos në Spanjë: një kompani e avionave me qera e cila quhet Dutton Invest SL.
Sipas raporteve nga mediat spanjolle, Portugezi e kishte filluar këtë projekt që nga koha kur ai mori avionin e tij privat në vitin 2015. Gjithnjë sipas mediave lojtari Madrilen ka caktuar në komandën e ekuipazhit, një komandant të Forcave Ajrore Spanjolle, që njëherazi është edhe shef i operacioneve të grupit F45 të forcave Ajrore.
Cristiano e mendoi hapjen e këtij biznesi kur kuptoi se shitja e avionëve ishte në krizë dhe filloi të investojë në blerjen e tyre. Plani i lojtarit Portugez është që të vazhdojë rritjen e këtij biznesi dhe gjithashtu të blejë shumë vetura luksoze që ti lëshojë edhe ato me qera.





