Barazimi ndaj Real Valladolid duket se e ka përkeqësuar së tepërmi marrëdhënien mes Florentino Perez dhe Zinedine Zidane. Vetëm katër pikë në dy javët e para të kampionatit e bëjnë Perez që të mendojë për një zëvendësuar të francezit, i cili nuk bind me prezencën e tij.

E duke u nisur nga këto zhvillime, mediat spanjolle kanë nisur hulumtimet për të gjetur pasuesin e tij dhe në skenë ka dalë ish-trajneri i “Los Blancos”, Jose Mourinho.

 Portugezi ndodhet aktualisht i pa angazhuar në një skuadër futbolli që prej largimit të tij nga Manchester United. Portugezi pret një telefonatë nga numri 1 i klubit spanjoll dhe përgjigje pritet të jetë pozitive.