11 tetor 2013- Gazetari dhe fotoreporteri i gazetës zviceriane, “Le Matin”, thotë se: “Kemi mundur të futemi paraditen e së premtes në stadiumin “e moçëm”, të quajtur “Qemal Stafa”, ku Shqipëria do të presë skuadrën zvicerane, në Tiranë. Këtu janë disa foto më tepër për të kuptuar realitetin e këtij impianti, si i një bote tjetër. Kënaquni! Një rresht i ndenjëseve të shkatërruara, diku të thyera. Kabllo elektrike përtokë, njoftimet për ndeshjen dhe një….”kositës” në lëndinë. Mirë se vini në stadiumin “Qemal Stafa” në Tiranë, ku ekipi zviceran do të luajë sonte kualifikuesen e radhës për Kupën e Botës 2014.“Le Matin” mundi të futet në stadium sot, ndërsa ishin duke u zhvilluar përgatitjet e fundit. Këtu janë disa foto, që paraqesin një realitet që nuk mund ta shihni në ekranin e televizionit tuaj gjatë transmetimit të ndeshjes. “Arena” sportive në fjalë nuk plotëson asnjë nga standardet e diktuara nga organizmat ndërkombëtarë, por kjo është një pyetje tjetër…”