Studentja shqiptare nga Maqedonia, Adea Shabani, e cila u zhduk në mënyrë misterioze në apartamentin e saj në Hollivud muajin e kaluar, besohet se është vrarë nga partneri i saj, pasi ky i fundit vrau veten të enjten pas ndjekjes nga policia.
Kështu shkruajnë mediet për 25-vjeçaren Adea Shabani, e cila është e zhdukur që prej datës 23 shkurt
Adea Shabani, nga Maqedonia, shkoi në SHBA më pak se dy vite më parë për të ndjekur karrierën e saj në aktrim. Ajo jetonte në Los Anxhelos, ku për herë të fundit ishte parë më 23 shkurt, afër shtëpisë së saj.
Sipas “People.com”, personi që pretendohet se ka qenë i dashuri i Adea Shabanit, po ndiqej nga policia me makinë, përpara se të vetëvritej me armë. Viktima është identifikuar si Christopher Spotz 33 vjeç, aktor.
Ai po drejtonte një makinë Toyota kur po ndiqej nga policia, që dyshohet se ishte përdorur në një vrasje. Autoritetet i frikësohen faktit se shqiptarja nga Maqedonia mund të jetë vrarë dhe trupi i saj mund të mos gjendet kurrë. Policia amerikane nuk ka dhënë detaje të tjera për rastin.





