Menjëherë pas lirimit të Alket Hatijës nga gjykata e Durrësit, mediet italiane kanë nisur të reagojnë.
“Trafikonte heroinë rregullisht në Itali, por gjykata shqiptare e liron”shkruan një prej tyre.
Tani ai mund të jetë arratisur”, raporton më tej “Corriere del Ticino” për Alket Hatijën, 44-vjeçarin shqiptar të dënuar në Itali me 20 vjet burg për trafik heroine.
Hatija, që ka qenë pjesë e “Bandës së Shijakut”, u lirua nga gjyqtari Petraq Çuri ditën e djeshme. Prokuroria kërkoi 40 ditë burg, por gjyqtari dëgjoi avokatin duke e liruar.
Ky vendim është bërë barsoletë në mediat italiane.
“Ai ishte i aftë që të sillte me tonelata drogë në Milano, jetonte në një shtëpi “bunker” në Berat dhe kishte edhe truproja të armatosura, mirëpo gjykata shqiptare e liroi. Ai tani mund të jetë arratisur falë atij vendimi”, shkruajnë në fillim të shkrimit mediet italiane.





