DURRËS, 18 qershor 2013 – Partia Republikane zhvilloi një takim madhështor në qytetin e Shijakut, ku u prezantua dhe kandidati i kësaj zone, Agron Duka, njeriu që tenton të marrë mandatin duke sfiduar dy kandidatët e forcave të mëdha politike atje.
Në një atmosferë festive, qindra banorë të këtij qyteti mbështetën kandidaturën e Dukës, i cili nga ana e tij, u shprehu atyre besimin dhe vendosmërinë për të zbatuar kontratën morale që ka me qytetarët dhe kontratën politike që ka me Partinë Republikane.
Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, kryetari i partisë republikane, Fatmir Mediu u shpreh se Duka vjen si një vlerë e shtuar në Partinë Republikane, si zëri që i kishte munguar Kuvendit të Shqipërisë dhe që të gjithë së bashku do të punojmë për të rikthyer në Kuvend deputetin që nuk njeh kompromis me të keqen.
Mediu u shpreh se Partia Socialiste, duke mos e kandiduar në zonën e vet, donte t'i hiqte Shijakut deputetin, përfaqësuesin e elektoratit në legjislaturën e re.
/Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





