DURRËS, 5 mars 2015 –  Pasi i shpalli “luftë” Genc Pollos që nuk e do deputetin e PR-së si kandidat për Durrësin, Fatmir Mediu tregohet tejet aktiv në frontin opozitar për rrëzimin e kryeparlamentarit Ilir Meta, duke rrezikuar gjithçka.  

Të enjten, më 5 mars 2015, pati debat edhe mes kryetarit të Partisë Republikane Fatmir Mediu dhe kryetarit të parlamentit Ilir Meta. Mediu, duke iu referuar shpërthimit të Gërdecit dhe thirrjes së Metës në atë kohë për të dhënë dorëheqjen, i bëri një tjetër apel publik që të largohet. Por nuk vonoi reagimi i menjëhershëm i kreut të LSI-së Ilir Meta, i cili i kujtoi Mediut se në Gërdec u vranë 30 persona, ndërsa në rastin në fjalë deputeti Tom Doshi është shëndoshë e mirë.

Duke mos pasur mençurinë e paraardhësit të vet, të të ndjerit Sabri Godo (1929-2011), të cilin Mediu e detyroi të largohet nga udhëheqja me shantazhin e një bande nga Fieri, kreu republikan ka harruar faktin se Meta ka krah të djathtë deputetin Lefter Koka, në fisin dhe përkrahësit e të cilit shpreson të marrë goxha vota Agron Duka, në rast kandidimi nga opozita.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/