Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka thirrur pasdite në zyrë aleatët e tij të qendrës së djathtë. Në takim është folur për aksionin e radhës së opozitës së bashkuar.
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, foli edhe për përplasjen mes KQZ-së e PD-së për shifrat e pjesëmarrjes në zgjedhje. I pyetur nëse do kërkohet transparencë nëpërmjet hapjes së kutive, Mediu dha këtë përgjigje:
“Nuk më ka shkuar mendja te hapja e kutive. Shqiptarët e dinë se çfarë ka ndodhur dhe mendoj se kjo është detyra e opozitës dhe forcave të opozitës për të parë realisht se çfarë ka ndodhur në mënyrë që ne të garantojmë elementë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.”
Ndërsa në lidhje me vazhdimin e protestave, Mediu deklaroi: “Protestat janë mjete demokratike që do garantojnë lirinë e votës, ndërsa shtuan se një vendim i tillë ende nuk ka marrë “firmën finale”.”





