TIRANË, 25 shkurt 2013 –Ministri i mjedisit Fatmir Mediu kërkoi sot angazhimin e ekspertëve  për hartimin e një plani menaxhimi për mbrojtjen e pyjeve.

Duke folur në konferencën me temë” Zhvillimi i qëndrueshëm i ekonomisë pyjore” Mediu theksoi theksoi se duhet të dilet me projekte konkrete për mbrojtjen e pyjeve.

Mediu theksoi më tej se qeveria ka ndërmarrë politika pyjore që sigurojnë menaxhimin e qëndrueshem e të integruar të burimeve natyrore, duke përmbushur funksionin ekologjik, social dhe ekonomik.

“Reformat e thella te ndërmarra ne këtë sektor kane krijuar klimën e nevojshme për vendosjen e standardeve evropiane ne pyje dhe për plotësimin e funksioneve te tij, ne interes te gjithë shoqërisë” tha Mediu.

Sipas tij, politikat e Ministrisë, mbi pyjet janë fokusuar tek menaxhimi i qëndrueshëm i kësaj pasurie, qe ne parim siguron harmonizimin e tre shtyllave themelore: ekonomike, sociale dhe ekologjike.

Gjithashtu Ministri Mediu fajësoi komunat për punën e pamjaftueshme që kanë bërë për mbrojtjen e pyjeve.

“Për te përmbushur funksionin social, politikat e Qeverisë janë fokusuar tek procesi i decentralizimit të kontrollit të pyjeve, nëpërmjet transferimit të fondit pyjor e kullosor tek njësitë e qeverisjes vendore. Aktualisht janë transferuar afërsisht rreth 800.000 ha pyje e kullota duke e tejkaluar dyfish objektivin strategjik, ndërkohë që komunat po bëjnë pak progres ne drejtim te dhënies ne përdorim tek përdoruesi tradicional, miradministrimit, mbrojtjes dhe regjistrimit te pyjeve dhe kullotave. Sipërfaqja e transferuar plotëson nevojat e komunitetit për përdorim familjar të materialit drusor. Nga ana tjetër nënvizojmë se deri tani nuk ka asnjë denoncim tek organet e policisë, nga pronaret e rinj, për prerje te pa ligjshme ne pyje komunale apo raportim te ri-investimeve te një pjese te të ardhurave te siguruara nga përdorimi i pyjeve komunale” shtoi Mediu.