FUSHE KRUJE- Politika shqiptare duhet të orientohet drejt integrimit europian, e ardhmja e popullit shqiptar.

Kështu ka deklaruar nga qyteti i Fushë Krujës, kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, gjatë një takimi me anëtarë, simpatizantë dhe kryesinë e kësaj force politike. 

“Ky 100-vjetor duhet të kthehet në një moment të thellë reflektimi, politik, shoqëror dhe kombëtar. Reflektim politik për të kuptuar përgjegjësitë tona kombëtare, për të kuptuar se jemi zgjedhur për t’i shërbyer njerëzve të thjeshtë, banorëve të Fushë-Krujës e gjithë Shqipërisë. Të dëgjojmë me vëmendje zërin e tyre, problemet që ata kanë. Politika nuk është të kontrollosh, të dominosh, por është t’i japësh mundësi cdo individi, cdo qytetari të thjeshtë për të ndërtuar të ardhmen e familjes së tij, për të bashkëpunuar për të nderuar të ardhmen e kombit shqiptar. Duhet të kemi vizon të qartë që perspektiva evropiane është rruga e vetme që i jep vlerë jetës së cdo shqiptari”, ka thënë Mediu.