DURRËS, 28 maj 2013- Partia Republikane prezantoi sot kandidatët për deputet për Qarkun e Durrësit.

Kreu i PR-së, Fatmir Mediu gjatë fjalës së tij duke përshëndetur të ftuarit amerikanë theksoi se ata mbështesin idenë e kryeministrit Berisha për liberalizimin e vizave me SHBA. Sipas Mediut, bashkë me miqtë amerikanë, Shqiptarët mund të bëjnë realitet cdo ëndërr.

“Me dashuri për shqiptarët dhe kombin tonë, me dëshirën tonë për të ndërtuar më të mirën , me miqtë në Kongresin Amerikan , dhe në Evropë, mund të bëjmë cdo ëndërr realitet të ri”, tha Mediu. 

Mediu theksoi se 23 qershori është dita e gjykimit, ku shqiptarët do të vlerësojnë sa vlen një politikan. 

“23 qershori është dita e madhe, dita e gjykimit të shqiptarëve dhe durrsakëve, dita e përgjegjësisë së madhe për të treguar se asnjë polikan nuk vlen më shumë se familjet tona. Në jemi evropian se këtu na ka vendosur zoti, e vetmja gjë që duhet të na frikësojë është mohimi i vetvetes. Ne kemi qene dhe jemi të bindur se ne 1990 kërkuam Evropën, por sot punojmë cdo ditë ta bëjmë realitet të prekshëm për cdo shqiptar. Ne jemi ata që e ndërtojnë qeverinë që të na mbroje të drejtat tona, pasi ne jemi zot të të drejtave tona”, theksoi Mediu.

“Kemi treguar se jemi njerëz serioz jo vetëm me koalicion me PD, por dhe me qytetarët tanë. E djathta është pronë e njerëzve të lirë, ajo nuk ka pronar politik, pronari i saj është qytetari i thjeshtë, ajo është mozaik vlerash”, tha Mediu, i cili nënvizoi se kandidatët e PR-së, janë vlerë e shtuar në koalicionit e djathtë, ‘Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim”.

Kreu i Republikanëve, nuk kurseu akuzat ndaj kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama në lidhje deklarata e tij për NATO dhe BE.

“Dëgjova njeriun që pretendon të behet kryeministrin e Shqipërisë tha Shqipëria nuk është në NATO, por në natë. Rama nuk ka si ta pranojë Shqipërinë në NATO, pasi nuk e ka pranuar se Shqipëria është vend dinjitoz për NATO. Si do shkojë ky dhe të përfaqësojë Shqipërinë në këtë aleancë të fuqishme. Dhe unë dua të kujtoni këtë moment dhe ta vlerësoni. Sot kërkon të votohen tre ligje. Tani që partneri i tij në koalicion i kërkon që të votohen tre ligje tregohet i gatshëm. A është Edi Rama, Ilir Meta apo unë më i rëndësishëm se jeta jua kjo është mungesa e dëshirës për t’iu dhënë shqiptarëve atë që i takon. Ne nuk kërkon të votoni për një mandat 4 vjecar qeverisësh, por për një të ardhme evropiane”, theksoi Mediu.