11 qershor 2015 – Deputetët fierakë përplasen për Vorën. Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe deputeti i LSI-së, Robert Bitri kanë debatuar ashpër sot në Kuvend. Në debat është përfshirë gjithashtu edhe Luan Rama. Sipas portalit Lapsi.al, debati ka nisur pas denoncimeve të LSI-së për manipulim të listave të votuesve në Bashkinë Vorë.
“Hajde dalim jashtë se ta tregojë une ty”, i ka thënë Mediu deputetit të LSI-së.
Më tej kreu i PR-së i është drejtuar edhe Luan Ramës me fjalët: Ik ore bastard!
Pas ndërhyrjes së deputetëve është shmangur një përplasje fizike mes tyre. Në debat është përfshirë edhe kryeparlamentari, Ilir Meta.
Gara për Bashkinë Vorë ka dy javë që ka shkaktuar debate në Kuvend mes mazhorancës dhe opozitës. Në Vorë garon kandidati i LSI-së, Luan Sallaku, përballë Fiqiri Ismailit nga PD-ja. Ismaili është ndërkohë edhe krushk i Fatmir Mediut.





