Një mega-operacion antidrogë ka ndodhur në zonën e Lombardisë, ku janë gjetur 80 kg drogë dhe 71 persona janë vendosur nën hetim.

Operacioni u krye mëngjesin e 10 prillit, dhe përfshiu provincat e Bergamos, Brescia, Mantua dhe Rimini.

Ushtria sekuestroi 61 kg kokainë, 16 kg hashash dhe 3 kg marijuanë gati për t’u shitur në provincat Monza, Bergamo, Lodi, Pavia, Mantua, Lecco dhe Brescia.

Droga i shtohet 11 kg kokainë të gjetur një muaj më parë në shtëpinë e një burri me origjinë nga Shqipëria i cili vdiq nga mbidoza.

Paraditen e së enjtes u kryen 11 masa paraprake personale (përfshirë 7 urdhra sigurimi në burg, 2 urdhra të kujdesit paraprak në arrest shtëpie dhe 2 detyrime për të qëndruar në komunat e vendbanimit), të lëshuara nga Gjykata e Bergamos, shkruajnë mediat italiane.

Dy shqiptarë (njëri prej të cilëve tashmë ndodhet në burgun e Xhenovas), një shtetas me origjinë nga Tunizia, tre shtetas italianë (përfshi një grua) dhe një shtetas me origjinë nga Maroku.