Mëngjesin e sotëm, në portin e Durrësit është ankoruar një nga megajahtet më madhështorë të prodhuar së fundmi.
“Luminance”, me gjatësinë e tij mbresëlënëse prej 138.9 m është prodhuar në kantierin prestigjioz Lurssen me bazën Bremen-Gjermani
Nga ekspertët e detarisë ky megajaht konsiderohet një nga mjetet lundruese më madhështore dhe luksoze, që ekzistojnë
Ky megajaht iu dorëzua pronarit të tij në maj të këtij viti.
Ekspertët e industrisë parashikojnë që Luminance mund të mirëpresi të paktën 24 të ftuar në 12 dhoma luksoze, ndërsa ofron hapësirë për një ekuipazh të dedikuar prej 40 personash.
“Luminance” parashikohet të arrijë shpejtësinë maksimale mbi 20 nyje.
Njëriu më i pasur i Ukrainës, miliarderi Rinat Akhmetov, themeluesi i kompanisë investuese System Capital Management, Azov Stahl, është pronari i “Luminance”.
Vlera e “Luminance” është rreth 500 milionë dollarë, me kosto vjetore të funksionimit dhe mirëmbajtjes rreth 50 milionë dollarë.