Familja e Megan Fox është shtuar me një tjetër anëtar.

38-vjeçarja mirëpriti ditën e sotme fëmijën e saj të katërt, me ish partnerin e saj, Machine Gun Kelly.

Këngëtari ndau lajmin emocionues në Instagram duke postoi një video të tij me vajzën e tij të porsalindur.

“Ajo është më në fund këtu!! fara jonë e vogël qiellore”, ka shkruar Kelly.

Në videon bardh e zi, Kelly shihet duke mbajtur dorën e vajzës së tij të vogël, duke i përkëdhelur gishtat.

Fox dhe Kelly, të cilët u fejuan në janar 2022, u ndanë në fund të nëntorit, jo shumë kohë pasi njoftuan se do bëheshin prindër. Aktorja tashmë është nënë e djemve Noah, 12 vjeç, Bodhi, 11 vjeç dhe Journey, 8 vjeç të cilët i ka me ish-bashkëshortin Brian Austin Green.