SHBA, 5 gusht 2014 – Aktorja e njohur Megan Fox e “urren” faktin se njerëzit e klasifikojnë thjesht si një femër të bukur dhe seksi.

“Kur njerëzit më takojnë befasohen nga fakti se nuk jam budallaqe. Gjithmonë më duhet ta kapërcejë këtë pengesë, që kur jam bërë e njohur” – është shprehur Fox.

Sipas aktores , nëse shfaqesh me bikini, automatikisht privohesh nga mundësia për t'u konsideruar e arsimuar, e kulturuar apo inteligjente.

Megan “ngushëllohet” me faktin se të gjithë ata që e takojnë nga afër befasohen dhe e kuptojnë se nuk është ajo që ata mendonin.

Megan Fox është e martuar me aktorin Brian Austin Green dhe është nënë e dy djemve.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/