Dukesha Megan Markle është shfaqur e mrekullueshme e veshur me një fustan të gjerë blu nga stilistja Carolina Herrera, gjatë turit në Marok.

Së bashku me bashkëshortin e saj, Princin Harry kanë vijuar turin e tyre disa ditor. Megan duket plot hijeshi, ndërkohë që është në muajin e shtatë të shtatzënisë.

Vetëm pak ditë më parë ajo u komentua për qëndrimin e saj disa ditor në New York me mikeshat e ngushta, të cilat i organizuan edhe një baby shower.