Policia e Tiranës ka bërë një sqarim në lidhje me megaoperacionin “Tempulli 3”, ku në pranga u vunë 19 persona, të cilët akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Mes të arrestuarve është dhe shtetasi Rezart Maqellara me detyrë shofer në Shërbimet Mbështetëse në Kontrollin e Lartë të Shtetit.
Policia sqaron se ky person nuk është shoferi i Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Sqarim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë
Ditën e sotme, Sektori për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në kuadër të fazës së dytë të megaoperacionit mbarëkombëtar “Tempulli 3”, arrestoi 19 shtetas ndaj të cilëve Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë kishte caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Ndër të arrestuarve është dhe shtetasi R. M., me detyrë shofer në Shërbimet Mbështetëse në Kontrollin e Lartë të Shtetit.
Nisur nga disa publikime në media e rrjete sociale, sqarojmë median dhe opionin publik se ky shtetas nuk është shoferi i Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Personat e arrestuar janë: Kevi Hida, Durim Kurti, Orterio Vila, Hamza Firi,, Florjan Gjuta, Vasjan Xhaferllari, Armando Xheladini, Osman Idrizi, Ledio Koçi, Mariglen Kushe, Kevin Hoxha, Rezart Maqellara, Matias Selmani, Ramazan Shima, Denis Guci, Rudina Dajlani (Sopoti), Elvira Bushaj, Ardi Shehu, Brisea Kallushi.