Një megaoperacion në Elbasan, Peqin, Korçë etj. ka vënë në pranga disa zyrtarë të burgjeve, persona të cilët janë të dënuar aktualisht, por edhe persona të tjerë.
Bëhet fjalë për një hetim të nisur disa muaj më parë për futjen brenda burgjeve të sendeve të kundraligjshme.
Të arrestuarit janë Hysni Ndreu polic, Gazmir Meta polic në Bradashesh, Elvis Gjoci kontrollor burgu në Bradashesh, Gentjan Gjata biznesmen, Kastriot Gjella, Erigers Miha, Ervin Velia, Genci Xhahysa i dënuar, Klevis Delia i dënuar, Dardan Xhahysa, Enver Kasneci, Delin Hajdari i dënuar në Drenovë, Aleksandër Llanaj i dënuar, Gazmir Braka i dënuar, Aleksandër Sinanaj i dënuar në Peqin, Arben Grori i dënuar, Leo Osmani i dënuar, Ilia Bashelli punojnës policie në Drenovë, Olgert Muça punonjës policie në Drenovë, Metko Nircelli punonjës policie në Drenovë.
Hetimet për megaoperacionin nisën nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve për futjen e sendeve të kundraligjshme në burg dhe më pas u shtri në disa burgje të vendit.





