Dy persona të shpallur në kërkim kanë rënë në pranga në Tiranë gjatë peracionit “Sundimi i ligjit”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, si rezultat i kontrolleve, janë kapur dhe ndaluar: S. E., 51 vjeç, banues në Tiranë, shpallur në kërkim për veprën penale “Ngacmimi seksual” dhe K. G., 22 vjeç, banues në Krujë, shpallur në kërkim për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.