Nis procesi gjyqësor ndaj të arrestuarve të mega operacionit policor “Tempulli”.

Gjykata e Durrësit është blinduar gjatë ditës së sotme, ndërsa gjyqtarja Besjana Garxenaj pritet të japë masat e sigurisë për rreth 60 të arrestuarit 3 ditë më parë.
Më datë 22 janar, policia e Durrësit ndërmori një operacion të gjerë, gjatë të cilit u ekzekutuan 58 urdhra ndalimi nga Pokuroria dhe3 vendime arresti nga Gjykata.
Gjatë këtij megaoperacioni u sekuestrua një sasi e konsiderueshme lënde narkotike, para, armë zjarri, automjete etj.





