Disa kohë më parë, Harry dhe Meghan Markle zhvilluan intervistën e tyre për “Oprah”, në të cilën rrëfyen për herë të parë detaje të cilat askush nuk i dinte. Ata pretenduan se u martuan në fshehtësi tre ditë para ceremonisë madhështore zyrtare, por ama deklarata u hodh poshtë nga  certifikata e tyre e martesës.

Kohët e fundit është zbuluar për herë të parë kjo certifikatë e dasmës Zyra e Regjistrimit të Përgjithshëm, e cila dëshmon që dyshja është martuar në një ceremoni luksoze në Kalanë Windsor, më datë 19 maj 2018.

“Më vjen keq, por Meghan është qartë e konfuzuar dhe keqinformuar. Licenca speciale që hartova iu mundësoi atyre që të martoheshin në Shën George’s Chapel në Windsor dhe ajo që ndodhi me 19 Maj dhe që u pa nga miliona njerëz në të gjithë botën, ishte dasma zyrtare e njohur nga ligji dhe Kisha e Anglisë”, tregoi ish nëpunësi, Stephen Borton për “The Sun”.

Në intervistë Meghan Markle rrëfen se i dukej vetja si personazh i një tregimi, pasi hyri në mënyrë tepër naive në familjen mbretërore, pa mësuar asgjë më herët mbi ta.

Intervista vazhdoi me rrëfimin e sinqertë të çiftit dhe të vërtetat e bujshme që dolën sheshit, ndërsa e gjithë bota i ka vendosur në qendër të vëmendjes.