Ditën e sotme Dukesha Meghan Markle feston ditëlindjen. Mes shumë urimesh, sigurisht që më speciali është ai i bashkëshortit të saj.

Nëpërmjet një postimi në Instagram-in e tyre zyrtar, Harry e falenderon që ajo e ka bërë pjesë të jetës së saj, të cilën ai e cilëson një aventurë.

“Gëzuar ditëlindjen, bashkëshortja ime e mrekullueshme. Faleminderit që më ke bërë pjesë të kësaj aventure”, shkruan Princ Harry.

Ndonëse duket sikur vitet kanë ndalur për të, Meghan feston 38-vjetorin e lindjes dhe është më e plotësuar se kurrë, pasi në muajin prill u bë nënë për herë të parë e një vogëlushi të quajtur, Archie.

Meghan është një nga pjesëtaret më të komentuara të familjes mbretërore, dhe njihet kryesisht për karakterin e saj moskokëçarës dhe shkeljen e vazhdueshme të protokolleve dhe rregullave të pallatit.

Mediat britanike shkruajnë se kjo ka sjellë shumë tension në marrëdhënien e saj me mbretëreshën, ndaj të gjithë presin me padurim për të parë nëse Meghan do të marrë apo jo një urim nga mbretëresha.