Në daljen e parë zyrtare pas festave të Krishtlindjes princi Harry dhe Meghan Markle janë fotografuar në Brixton. Gjithmonë e qeshur, ish artistja është shfaqur me tre unaza të cilat nuk mund ta kalonin pa rënë në sy. Sipas asaj që shpjegojnë ekspertët, vendosja e unazave në ato gishta tregon ‘kokëfortësi ose nevojë për të pasur kontroll të jetës publike’.
Ish-artistja që në 19 maj do të bëhet nusja e Harry, është shfaqur elegante dhe me tre unaza në gishtat e dorës së djathtë, që kanë disa shpjegime, por ekspertët mendojnë se kjo gjë nuk është e qëllimshme.
Kështu unazat e vendosur në gishta nënkuptojnë motivim, kontroll, agresivitet. Ndërsa në dorën e majtë ‘mbretëron’ një unazë e vetme, ajo e fejesës.





