Të jesh pjesë e familjes mbretërore mund të jetë një çmenduri ndonjëherë, sepse duhet të plotësosh të gjithë rregullat e padëgjuara të tyre.
Sipas ‘Cosmopolitan’, Meghan Markle-t nuk i lejohet që të mbajë bizhuteri me diamante përpara orës 18:00.
“Bizhuteritë e tjera mund të mbahen edhe përpara orës 6 mbasdite, ndërsa ato me diamante nuk lejohen deri në orën 6. Mund të shihni perla, bizhuteri të thjeshta, por në mbrëmje mbahen vetëm diamantet”, është shprehur një burim për portalin dhe kjo bëhet për të mos rënë në sy më shumë se veshja.
Pavarësisht se është e njohur për thyerjen e rregullave të protokollit, Meghan duket se këtë herë e ndjek këtë rregull, pasi te paraqitjet e saj gjatë ditës, shihen vetëm bizhuteri minimaliste.





