Pavarëssisht kritikave të shumta për festën e parë të "Baby-shower-it" në muajin shkurt, Meghan Markle po përgatitet për një tjetër festë për foshnjen e saj që do vijë në jetë së shpejti.

Dukesha e Sussex raportohet se po planifikon një festë tjetër në Britani të Madhe, pas asaj në New York e cila kushtoi 350 mijë paund.

Por duket se kritikat nuk do ndalen ndaj Markel, e cila pretendohet se ka planifikuar një festë të dytë më private në Britani.

Mes të ftuarve raportohen se janë Victoria Beckham dhe nëna e Meghan, Doria, që do të fluturojë nga Los Angelos.