Dukesha e Susexxit, Meghan Markle disa muaj më parë rrëfeu se kishte humbur fëmijën e saj të dytë pas një aborti dhe se kjo ngjarje kishte lënë gjurmë të thella tek ajo.

Mirëpo nga fotot e publikuara duket se ajo dhe Princ Harry e kanë kaluar këtë ngjarje të trishtë dhe janë sërish në pritje të një fëmije.

E përjavshmja “Gente” ka publikuar disa foto ekskluzive, në të cilat Meghan shfaqet me barkun e rrumbullakosur përkrah Harry-t.

Ndër të tjera në intervistën e fundit në “Web Markle”, Meghan është shfaqur gjithmonë me fytyrë pa treguar asnjëherë trupin. Mos vallë ajo po kërkon të mbajë larg vëmendjes mediatike shtatzëninë e saj?!

Rikujtojmë, se gjatë rrëfimit për abortin, Meghan shprehu hapur dëshirën për një fëmijë tjetër dhe ndoshta çifti i njohur mbretëror mund të jenë duke e bërë realitet ëndrrën e tyre.