Princ Harry dhe Dukesha e Sassex Meghan Markle morën pjesë në një koncert gala në Londë, ku barku i fryer i saj tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Është përfolur shumë herë për një shtatzëni të mundshme të Meghan, por këtë herë duket se është e vërtetë.

Thashethemet në rrjetet sociale janë shtuar pas analizave që i janë bërë sjelljes së Princ Harry, i cili shpesh i fërkonte shpinën dukeshës, me siguri nga lodhja e shtzatëzanisë.

Një tjetër arsye thonë mediat është se mamaja e Meghan ka marrë mësime si dado pranë shtëpisë së saj në Los Anxhelos.

Në ligjin britanik të fisnikërisë thuhet se titujt e Meghan dhe Harry do mund të trashëgohen vetëm nga një djalë mashkull dhe nëse nuk kanë pasardhës mashkull ato do të zhduken.