Meghan Markle në pritje të fëmijës së dytë? Në mediat e huaja ka filluar të qarkullojë gjerësisht ky lajm, ku ndërsa citohen burime të afërta të çiftit, thuhet se ajo dhe Harry do të bëhen sërish prindër.

Dyshimet për në shtatzëni të mundshme lindën pas videove të fundit të Dukeshës, ku duken vetëm supet dhe fytyra e saj.

Po ashtu, edhe në disa foto të postuara me Archie-n e vogël, ajo i fshehu mirë format, duke lënë vetëm fytyrën të dukej. Një bark i dyshimtë për t’u fshehur? Natyrisht nuk ka ende asnjë konfirmim apo mohim zyrtar.